A JENI GATI PËR AVENTURË ?

Turi virtual Ulqini

Turi virtual i Ulqinit është një projekt 3D i paraqitjes së territorit të Komunës së Ulqinit nga ajri. I tërë Turi Virtual parashikon realizimin e disa qindra panoramave 360° të regjistruara nga ajri, në një lartësi prej 25 deri në 400 metra, si dhe integrimin e tyre në një tërësi unike.
Ky prezantim i mundëson vizitorit një vizitë virtule të Ulqinit, një paraqitje të detajuar të bregdetit, të lokaliteteve të rëndësishme turistike, të gjitha lokaliteteve të rëndësishme historike dhe kulturore (objekteve fetare, kalasë, arkitekturës tradicionale, muzeve, vendeve arkeologjike), si dhe ofertat turistike të Komunës së Ulqinit.

Lokacionet më popullore

THE BEST OF ULCINJ

Predstavite se na Virtuelnoj Turi Ulcinj

Dodajte svoju ponudu
  • 1 - Virtuelna šetnja gradom i okolinom

  • 2 - Obilazak i izbor
    hotela / apartmana

  • 3 - Informisanje
    o ponudi

  • 4 - Rezervacija smještaja

Upustvo

Udhëzues për shfrytëzimin e Turit Virtual

Turi Virtual është një përmbajtje interaktive, e që do të thotë që vizitori zgjedh përmbajtjen të cilën dëshiron ta shikojë si dhe llojin e paraqitjes së detajuar. Përbëhet nga një numër i madh i panoramave të ndërlidhura 360°, e secila panoramë i mundëson vizitorit të shikojë nga një pikë në mjedis në të gjitha drejtimet.

Menyja kryesore

Në menynë në krye të ekranit gjendet lista e të gjithë tureve virtuale, që përfshijnë të gjitha lokacionet e regjistruara. Të gjitha panoramat 360° ° janë të grupuara sipas zonave dhe tërësive tematike. Kjo ndarje mundëson gjetjen e thjeshtë të lokacionit të dëshiruar, por edhe vizitën e territorit sipas interesimeve personale.

Rrotullimi

Rrotullimi i panoramës 360° bëhet duke lëvizur miun (butoni i majtë i miut duhet të shtypet gjatë gjithë kohës), ose me ndihmën e shigjetës e cila gjendet në shiritin në fund të ekranit. Afrimi dhe largimi bëhet me rrotullimin e rrotës së miut në njërin apo drejtimin tjetër (ose duke klikur shenjat + she – që gjenden në shiritin në fund të ekranit).

Lëvizja

Lëvizja nëpër Turin Virtual paraqet kalimin nga njëra pikë në tjetrën dmth panoramën 360°, me të cilën gjë realizohet një shetitje virtuale nëpër zonën e mbuluar me Turin Virtual. Kalimi nga njëra pikë në tjetrën (panoramën 360°) mund të bëhet në disa mënyra:

  • me klikim në shenjën që shfaqet në ekran,
  • me shigjetat që gjenden në skajet e shiritit në fund të ekranit,
  • me zgjedhjen e një panorame 360° nga lista që gjendet në shirin e njëjtë.

Harta

Zona e cila është e mbuluar me Turin Virtual gjendet në hartë, kurse harta hapet duke klikuar në ikonën e globit që ndodhet në shiritin në fund të ekranit. Në hartë janë të shënuara të gjitha pikat në të cilat janë regjistruar panoramat 360°, kështu që edhe me klikimet në ato pika në hartë mund të lëvizet nëpër Turin Virtual.

Realiteti virtual – RV

VR

Turi virtual mundëson një pamje stereoskopike (ikonat e syzeve në shiritin në fund të ekranit), e cila, (me ndihmën e syzeve speciale) i krijon shikuesit një përjetim të prezencës reale në atë pikë – e ashtuquajtur Realitet Virtual (RV).

Impressum

Të gjitha regjistrimet e publikuara (panoramat 360°) paraqesin një vepër autoriale të anëtarëve të ekipit Falco Nero shpk e janë pronë e Organizatës Turistike të Ulqinit dhe çdo kopjim i paautorizuar është i ndaluar dhe shkakton përgjegjësi ligjore.
Në panorama nuk janë bërë ndërhyrje të mëvonshme që përfshijnë vizatim ose fshirje të objekteve, kështu që panoramat e publikuara 360° paraqesin gjendjen reale në lokacion në momentin e regjistrimit (qershor 2019). Nëse pas regjistrimit ka pasur ndryshime domethënëse në objekte ose mjedis, mund të na thirrni që ta përsërisim regjistrimin në një vend të caktuar.
Të gjitha panoramat janë regjistruar nga një distancë më e madhe nga kalimtarët e rastit, kështu që njohja e personave në Turin Virtual praktikisht është e pamundur. Nëse, sidoqoftë ndonjë person, automjet ose aktivitet mund të identifikohet në mënyrë të padyshimtë jeni të lirë që të na njoftoni për këtë, me qëllim që ta heqim informacionin e padëshiruar. Të gjitha informatat në Turin Virtual janë marrë nga burime publike (kryesisht Wikipedia) dhe nuk përfaqësojnë ndonjë pronë të autorit të sajtit, të cilët gjithashtu nuk e marrin përgjegjësinë për saktësinë e informatave të publikuara.